Uthull molle me sodë buke për kolesterolin e veshkat

Uthulla dhe soda e bukës kanë gjetur përdorim të zgjeruar në shumë kura shëndetësore dhe të bukurisë. Këto dy produkte janë tepër efikase, kushtojnë pak dhe gjenden lehtë në çdo dyqan ushqimor.

Uthullën dhe sodën e bukës mund ta përdorni për të zmbrapsur një sërë sëmundjesh.

Përse Duhen Kombinuar Uthulla Me Sodën e Bukës
Sipas të dhënave, uthulla dhe soda e bukës kanë një nivel të kundërt pehashi. Njëri është alkalin tjetri është acidik që do të thotë se kjo kurë mund të konsumohet pa shkaktuar dëme në organizëm. Rrjedhimisht, ju do të përfitoni të gjitha vlerat pa rritur nivelin e aciditetit në trup.

Vlerat Më Të Rëndësishme Të Uthullës
Uthulla e mollës është një lëng i shëndetshëm që pastron trupin dhe e gjallëron atë. Eliminon toksinat dhe ndihmon në metabolizimin e yndyrnave. Parandalon infeksionet urinare. Ndihmon në eliminimin e lëngjeve të tepërta. Parandalon përtharjen e syve. Përmirëson tretjen dhe parandalon konstipacionin. Ul kolesterolin, trigliceridet dhe acidin urik. Lehtëson kollën dhe dhimbjen e fytit. Parandalon gurët në veshka. Përmirëson shëndetin dentar. Uthulla përmban vitaminat A dhe B, acide yndyrore, enzima dhe shumë minerale siç janë kalçiumi, fosfori, kaliumi, magnezi, sulfuri, zinku, hekuri dhe silikoni.

Si Të Përgatisni Kurën Me Sodë Buke Dhe Uthull
Merrni një gotë me ujë të ngrohtë dhe shtoni një lugë gjelle me uthull molle dhe një majë luge me sodë buke.

Si Ta Konsumoni
Ju mund të pini një deri në tre gota në ditë. Idealja është ta pini me stomak bosh ose të paktën një orë përpara se të ushqeheni. Nëse dëshironi të bëni një detoks të organizmit, pini nga një gotë përpara çdo vakti. Disa ekspertë e rekomandojnë këtë kurë edhe kundër inflamacionit apo artritit./AgroWeb