Ushqimi që e ul rrezikun nga demenca

Ndërkohë që sëmundjet neurodegjenerative si demenca, Parkinsoni e Alzheimeri, janë bërë shqetësim për njerëzit, studiuesit kanë gjetur se konsumimi i një grushti të mbushur me arrore për çdo ditë, ul për 12 për qind rrezikun nga demenca.

Studimi që u publikua në gazetën GeroScience ka analizuar rolin që ka konsumimi i shpeshtë i arroreve dhe se a kanë mundësi ato të ulin rrezikun nga demenca.

Shkencëtarët gjetën se të moshuarit që konsumonin rregullisht arrore patën 12 për qind më pak gjasë të ju zhvillohej sëmundja e demencës.

Hindustan Times ka shkruar se kjo sëmundje neurodegjenrative është shumë e shpeshtë tek të moshuarit dhe pengon aktivitet e përditshme duke pamundësuar komunikimin e mirëfilltë dhe aftësitë njohëse.

Studiuesit kanë seleksionuar 50.386 pacientë, nga mosha 40 deri në 70 vjeçe, duke analizuar sasinë e arroreve që konsumonin, zakonet e përditshmërisë që kanë, statusin e shëndetit dhe diagnostikimin me demencë. 

Më pas, pjesëmarrësit janë ndarë në kategori të ndryshme bazuar në sasinë e arroreve që konsumonin.

Studiuesit gjetën se pjesëmarrësit që konsumonin arrore patën 12 për qind më pak gjasë të zhvillonin sëmundjen e demencës, gjë që u vu re tek grupi që konsumonin arrore çdo ditë në sasi të moderuar.

Për më shumë, arroret e pakripura, si arrat indiane dhe bademet dolën të jenë më të shëndetshme.

Sidoqoftë, konsumimi i arroreve në përgjithësi, nuk ishte fakti i vetëm që ndikoi, pasi edhe stili i të jetuarit pati rol të rëndësishëm.

Konsumimi i arroreve ishte më i efektshëm tek ata individë që nuk konsumonin duhan e që kishin stil jetese të shëndetshëm, ku përfshiheshin ushtrimet fizike dhe gjumi i rregullt.

Kujtesa gjithashtu ka rëndësi të madhe dhe mënyra e të ushqyerit luan rol të rëndësishëm në këtë çështje duke e bërë të mundur parandalimin e demencës.

Është raportuar se dieta mediterane ka mundësi të ulë rrezikun nga kjo sëmundje. Arroret, të cilat janë të pasura me shumë vlera ushqyese, janë pjesë e kësaj diete dhe mund të ndihmojnë për shëndet më të mirë të trurit.