Vitamina C është një nga ushqyesit më të rëndësishëm në trupin tonë për shëndetin e përgjithshëm.
Përfitimet e vitaminës C përfshijnë një sistem imunitar më të fortë dhe nivele më të ulëta të dëmtimit të radikaleve të lira në trup, duke e bërë antioksidantin të rëndësishëm për parandalimin e sëmundjeve.
Ju duhet t’i merrni 75 miligramë vitaminë C çdo ditë, në mënyrë ideale nga ushqimet dhe jo vetëm nga portokalli që është i dendur me vitaminë C.
Këto janë disa prej ushqimeve që përmbajnë më shumë vitaminë C se portokalli:
Speci i kuq
Këto perime janë të freskëta dhe tepër të ulëta në kalori. Një gjysmë filxhani speca përmban të paktën 95 miligram vitaminë C.
Papaja
Çdo filxhan me disa copa papaje ju siguron 88 miligramë të vitaminës C. Si një bonus shtesë, kjo frutë është gjithashtu një burim i mirë i vitaminës A dhe fibrave.
Guava
Kjo frutë tropikale përmban 377 miligramë të vitaminës C për filxhan. Kjo e përbën pesëfishin e konsumit të rekomanduar ditor!
Brokoli
Konsumojeni sa më shumë këtë bimë të gjelbër jo vetëm për shkak të përmbajtjes së vitaminës C (81 miligram për 1 gotë brokoli të copëtuar), por ngase është gjithashtu një burim i proteinave.
Dredhëza
Një filxhan dredhëza i ka 98 miligramë vitaminë C. Pra kjo frutë ju ndihmon tërësisht ta forconi sistemin imunitar.
Kivi i verdhë
Këto fruta të bukura përmbajnë 130 miligram vitaminë C për frutë, kjo është dyfishi i sasisë së gjetur në fruta tradicionale.
Specat jeshilë djegës
Vetëm një spec mban 109 miligramë vitaminë C. Gjithashtu hulumtimet tregojnë se ky ushqim rrit metabolizmin tuaj.
Zarzavatet jeshile
Dietologët gjithmonë predikojnë të ngrënit një gamë të gjerë ushqimesh për të marrë një shumëllojshmëri të lëndëve ushqyese, prandaj është koha për të eksperimentuar me zarzavate me shije të shijshme, nëse nuk i keni gatuar më parë. Dy gota ofrojnë 78 miligram vitaminë C.
Ananasi
Fruta tropikale fiton përsëri. Një filxhan copëza ananasi ka 79 miligramë vitaminë C. Është gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm i manganit, një mineral që ndihmon në ndërtimin e eshtrave dhe promovon një metabolizëm të shëndetshëm.