Një gjumë i mirë i natës është i rëndësishëm jo vetëm për shëndetin tuaj, por edhe për të siguruar që ju jeni në një humor të mirë të nesërmen.
Në një masë të madhe, nëse flemë si një foshnje ose kalojmë gjithë natën duke stërmunduar nga pagjumësia varet nga ajo që hamë për darkë.
Ne i kemi bërë detyrat e shtëpisë, duke mbledhur informacion të saktë dhe me baza mjekësore për listën e atyre ushqimeve që lejohen dhe të atyre që nuk lejohen para se të flini.
ATO QË NUK LEJOHEN:
1. Një çisburger me proshutë
Fast Food-i është armiku jo vetëm i shëndetit por edhe i gjumit. Proshuta përmban një sasi rekord karbohidratesh, që stimulojnë rrahjet e zemrës dhe prodhimin e acideve në stomak.
2. Vera
Alkooli është një agjent që nxit urinimin, që do të thotë se do të duhet të çohesh gjatë natës më shumë se njëherë nëse e pi përpara se të flesh. Gjithashtu mund të shkaktojë gërrhitje të madhe.
2. Çokollatë e zezë
Çokollata, dhe veçanërisht çokollata e zezë, përmban kafeinë dhe teobrominë. Këto stimulojnë sistemin nervor, rrisin të rrahurat e zemrës, dhe rrisin shanset e pagjumësisë.
3. Pula
Sasia e madhe e proteinave në pulë ul tretjen me 50%. Kështu që në vend që të pushosh kur fle, trupi yt do të punojë për të tretur çfarë ke ngrënë.
4. Ushqimet pikante
Ushqimet pikante nuk duhet t’i shtohen asnjë ushqimi që hani përpara se të bini në gjumë. Ata rrisin të rrahurat e zemrës, dhe sigurohen, që ju të mos bëni aspak një gjumë të qetë.
ATO QË LEJOHEN:
1. Bananet
Falë magnesiumit, dhe kalciumit që përmbajnë, muskujt rigjenerohen dhe një gjumë i mirë përgjatë natës është i garantuar.
2. Gjeli i detit
Pak gjel deti i konsumuar afro 1.5-2 orë do t’iu ndihmojë që të bini më shpejt në gjumë. Kjo është falë tritofanit që përmirëson humorin tuaj dhe rregullon cilësinë dhe ritmin e gjumit.
3. Qumështi
Qumështi përmban gjithashtu tritofan dhe amino acide që ndihmojnë që gjumi të jetë më i qetë dhe të zgjasë më shumë. Mamatë nuk duhet të hezitojnë t’ua japin fëmijëve.
4. Oriz jasemin
Të hash oriz jasemin gradualisht çliron glukozën në qarkullimin e gjakut, duke përgjysmuar sasinë e gjumit që ju nevojitet.
4. Qershitë
Melatonina që përmbajnë qershitë ndihmon për të kontrolluar ritmin e brendshëm të trupit dhe ka efekt dobiprurës në cilësinë e gjumit.