Ushqimet që ndihmojnë kundër hipertensionit

Ndërsa hipertensioni është shqetësim për shumë persona, dietologët e mjekët rekomandojnë ushqime të ndryshme që janë të mira për ta kontrolluar presionin e lartë të gjakut, raporton India.com

Një ndër perimet që përmban zink e që konsiderohet e mirë për presionin e gjakut, është spinaqi.

Çokollata e zezë po ashtu përmban zink dhe njihet si e shëndetshme në përgjithësi, sa më e lartë të jetë përqindja e kakaos është po aq e mirë për shëndetin kardiovaskular.

Përveç këtyre dy ushqimeve, një tjetër ushqim që këshillohet të konsumohet për presion të mirë të gjakut është jogurti apo kosi, i cili po ashtu përmban zink.

Zink përmbajnë edhe farat e kungullit, që konsiderohen të jenë të mira për shëndetin e zemrës, për shkak që rregullojnë shtypjen e lartë të gjakut.

Qiqrat konsiderohen gjithashtu si ushqim i mirë kundër hipertensionit. Ato përmbajnë zink, fibra dhe proteina, duke kontribuuar në shëndet të mirë në përgjithësi