Ushqimet që mund të konsumohen në mbrëmje e të cilat nuk ndikojnë keq në gjumë

Ngrënia gjatë natës është diçka e zakonshme, me deri në 59% të të rriturve që konsumojnë ushqim pas orës 9 të mbrëmjes. Megjithatë, ushqimet si akullorja dhe patatinat mund të dëmtojnë shëndetin dhe të ndikojnë keq në gjumë. Ushqimi i konsumuar vonë është i lidhur me rrezikun e mbipeshës, hipertensionit dhe problemeve me gjumin.

Megjithatë, kur konsumohen ushqime të shëndetshme si perime dhe fruta, rreziku zvogëlohet. Për më tepër, studimet tregojnë se ngrënia e ushqimeve në mbrëmje mund të ndihmojë në ruajtjen e masës muskulore te të moshuarit dhe sportistët.

Yahoo ka shkruar për disa ushqime që dietologët i konsiderojnë të shëndetshme për t’u konsumuar natën.

Kos i kulluar

Kosi është  burim i pasur me magnez, i cili ndihmon në kualitetin e gjumit. Kosi i kulluar është gjithashtu i mbushur me leucinë, aminoacid që ndihmon në ndërtimin e muskujve, një element shumë i rëndësishëm për të moshuarit që janë më të prirur të humbin masën muskulore, si dhe për atletët. Probiotikët që ndodhen në kos gjithashtu ndihmojnë në qetësimin e traktit gastrointestinal para gjumit.

Arroret e pjekura

Dietologia Amy Davis, rekomandon ngrënien e arroreve nëse dikush ndien uri para se të flejë.
“Të pasura me yndyra të shëndetshme, proteina, magnez dhe triptofan, arroret ofrojnë vlera ushqyese që ndihmojnë gjumin dhe largojnë urinë”, ka thënë Davis. 
Triptofani ndikon në hormonin e melatoninës, e cila ndihmon gjumin e rregullt.

Kosi me djathë dhe mjaltë

Alyssa Simpson, dietologe, rekomandon kosin me djathë dhe mjaltë si një ushqim i mirë për t’u konsumuar para gjumit.
“Kosi me djathë përmban triptofan, i cili mbështet prodhimin e melatoninës për të ndihmuar gjumin, ndërsa mjalti ofron një ëmbëlsi natyrale për të zvogëluar dëshirat për të ngrënë ushqime të ëmbla pa ndikuar në nivelet e sheqerit në gjak”, ka thënë Simpson.

Kivi

Kivi, po ashtu është burim i melatoninës dhe është i pasur me vitaminë C, e cila lufton inflamacionin. Studimet e para sugjerojnë se ngrënia e tyre para gjumit mund të përmirësojë cilësinë dhe kohëzgjatjen e gjumit dhe të reduktojë zgjimin gjatë natës.

Ushqime që duhet shmangen natën

Disa ushqime mund të krijojnë probleme me gjumin dhe duhet të shmangen kur dikush mund të ndjejë uri natën vonë.

Ushqimet e yndyrshme

Ushqime si patatina ose torta zakonisht tretën më ngadalë duke nxitur ndjenjën e fryrjes në stomak. Intoleranca ndaj ushqimeve të yndyrshme është më e zakonshme te të moshuarit dhe ngrënia e këtyre ushqimeve para gjumit mund të shkaktojë dhimbje stomaku.

Ushqimet acidike

Domatet, agrumet dhe lëngjet e frutave janë të njohura për shkaktimin e thartirës dhe janë gjithashtu të padëshiruara para se të shkoni për të fjetur.

Kafeina

Kafeja, pijet gazuara, çaji dhe çokollata përmbajnë kafeinë, e cila mund të ndërhyjë me sinjalet natyrale të gjumit dhe të vonojë fillimin e tij.

Ushqime me nivel të larta të kripës

Ushqimet si supat e konservuara, picat dhe turshitë duhen shmangur përpara gjumit. 
Sipas Simpson, “ushqimet me shumë kripë mund të shkaktojnë grumbullim të ujit në trup dhe dehidratim, duke iu lënë të ndiheni të fryrë dhe të etur gjatë natës”.