Ushqimet që ju ndihmojnë të flini më mirë

Shpesh këshilloheni të përdorni ushqime të caktuara para se të fleni, në mënyrë që të evitoni çrregullimet me gjumë. 

E keni parë se shpesh ndiheni jokomod nëse hani ushqime të rënda para gjumit? 

Ekspertët në “Fondacionin e Gjumit” tregojnë gjashtë ushqime që mund të ju ndihmojnë të bëni gjumë të rehatshëm. 

Kivit

Ekspertët kanë lidhur kivit me përmirësimin e gjumit, për shkak të veçorive antioksidante që ka dhe dozës së lartë të seratoninës. 

Ata rekomandojnë të hani ndonjë kivi para gjumit, raporton “The Sun”. 

Qershitë

Nuk duhet ngatërruara me qershitë e ëmbla, por studimet kanë zbuluar se nëse pini lëngun e qershive të tharta atëherë mund të përmirësojë gjumin tuaj për shkak të melatoninës që përmban. 

Qumështi i maltuar 

Qumështi i kombinuar me një pluhur të formuluar posaçërisht miell gruri, grurë të maltuar dhe elb të maltuar, ndihmon në gjumë më të mirë. Studimet kanë treguar se nëse e pini këtë pije atëherë do të keni më pak çrregullime në gjumë.

Peshku i yndyrshëm

Studiuesit besojnë se peshku i yndyrshëm mund të ndimojë gjumin duke siguruar dozë të vitaminës D dhe acideve yndyrore omega-3, të cilat ndihmojnë në rregullimin e serotoninës. 

Arrat

Bajamet, arrat, fëstëkët dhe shqemet përmbajnë melatoninë dhe omega-3, si dhe minerale si magnez e zink, të cilat mund të përmirësojnë gjumin. 

Oriz

Një studim i ri në Japoni ka zbuluar se nëse hani rregullisht oriz, atëherë keni gjumë më të mirë sesa nëse hani më shumë bukë apo petë.

Megjithëse këto ushqime mund t’i japin shtytje gjumit kualitativ, është më mirë të koncentrohet në një dietë të përgjithshme. 

Mjeku i gjumit, Lulu Guo, thotë se: “Është më mirë të koncentrohet në modele të përgjithshme të dietave të shëndetshme sesa në ushqime specifike apo pije për të përmirësuar gjumin”. 

Rekomandohet kufizimi i kafeinës, veçanërisht në mbrëmje, e po ashtu konsumimi i alkoolit ju pengon gjumin. Mundohuni të evitoni alkoolin veçanërisht disa orë para gjumit. 

Mos hani aq vonë, pasi kështu do të evitoni refluksin acidik. Veçanërisht kujdesuni nga ushqimet e djegsa dhe të ydyrshme gjatë natës.