Ushqimet që ju ndihmojnë të bëni gjumë të qetë

Një nga këshillat më të rëndësishme që na kanë thënë gjyshërit është që të mos hamë shumë rëndë në mbrëmje nëse duam të flemë mirë.

Një prej syresh i publikuar në Wall Street Journal thotë se që të kuptojmë se si ushqimi ndikon tek gjumi, duhet të mësojmë çfarë ndodh në organizëm kur mbyllim sytë për të fjetur.

Çfarë Ndodh Në Trupin Tonë Kur Flemë?

Funksionet e trupit ngadalësohen ndërkohë që truri mbetet aktiv.

Temperatura e trupit bie ndërkohë që frymëmarrja ngadalësohet dhe tensioni i gjakut ulet.

Muskujt relaksohen ndërkohë që truri prodhon një amino acid që qetëson të gjithë sistemin nervor. Hormonet pësojnë një ulje të ndjeshme duke nisur me atë të stresit.

Hormonet si ghrelina dhe leptina të cilat rregullojnë nivelet e oreksti dhe ngopjes janë në ekuilibër të plotë.

Nivelet e insulinës rriten për të rregulluar sheqerin në gjak ndërsa melatonina dhe serotonina sinkronizojnë ciklin e gjumit dhe të zgjimit.

Si Ndikon Ushqimi Tek Gjumi

Ushqimet që ne hamë mund të ndikojnë ndjeshëm tek secili prej funksioneve të lartpërmendura.

Le të marrim rastin e akullores. Ekspertët këshillojnë që njerëzit ta hanë akulloren në drekë dhe jo në darkë.

Nëse hahet në drekë, niveli i sheqerit do të ketë kohën e duhur për tu ekuilibruar.

Nëse hani akullore në darkë, sistemi tretës duhet të punojë më fort për tretjen e saj dhe rrjedhimisht ndikon tek cilësia e gjumit.

Ekspertët thonë se ngrënia në një kohë shumë të vonë dhe përpara gjumit e vënë sistemin tretës në punë në një kohë kur i duhet të pushojë.

Nëse sistemi tretës është në punë, temperatura e trupit do të rritet, niveli i sheqerit do të ulet dhe të gjitha këto do ju prishin gjumin.

Mungesa e një gjumi cilësor më pas nxit njeriun të bëjë zgjedhje jo të shëndetshme në aspektin ushqimor dhe kështu rrezikohet më tepër nga sëmundjet.

Pra, bëhet fjalë për një rreth vicioz.

Ushqimet Që Nuk Duhet Të Hani Kurrë Para Gjumit

Ekspertët të cilëve u referohet AgroWeb.org thonë se nëse njerëzit duan të flenë mirë, ata duhet të frenohen ndaj ushqimeve të mëposhtme:

Çokollata e zezë,

Akullorja

Kosi

Vera

Ushqimet pikante,

Të skuqurat

Mishi

Djathërat me yndyrë

Patatet

Sallamrat dhe salçicet.

Ushqimet Që Ju Bëjnë Të Flini Më Mirë

Ushqimet e mëposhtme janë shumë të sepse kanë serotoninë e melatoninë dhe ju ndihmojnë të flini si qingj

Kivi

Arrat,

Mishi i gjelit të detit,

Bananja,

Vezët,

Mishi i pulës,

Bajamet,

Qumështi

Mjalti,

Barishtet,

Karkalecat e detit,

Drithërat e plota/AgroWeb