A e dini se ka gjurmë alkooli që fshihen në ushqimet që i konsumoni çdo ditë?
Nëse hani jogurt ose pini lëng për mëngjes, me shumë gjasë po konsumoni edhe pak alkool pa e ditur.
Dhe mund ta gjeni edhe në disa fruta të zakonshme – jo aq shumë sa për t’ju dehur sigurisht, shkroi The Sun.
Sasia e alkoolit në ushqimet dhe pijet e përditshme ka tendencë të jetë e luhatur – dhe sa nga ajo gjenerohet varet nga koha që lihen të fermentohen, ka thënë Peter Szczepanski, drejtues i qendrës rehabilituese “Abbeycare”.
Disa nga ushqimet dhe pijet që nuk i keni ditur për përmbajtje alkooli.
Bananet
Një banane ka rreth 0.2 për qind alkool, por një banane që është më e pjekur vëllimi i alkoolit shkon në 0.4 për qind.
Buka
Buka bëhet me tharmë ka nivele të ndryshme alkooli. Buka e thekrës dhe kuleqët përmbajnë mes 1.18 dhe 1.28 për qind.
Krahasuar më këtë, birrat me përqindje të ulët alkooli nuk përmbajnë më shumë se 1.2 për qind të vëllimit të alkoolit.
Lëngjet e frutave
Nivelet në lëngjet e rrushit, portokallit dhe mollës do të rriten sa më gjatë që i lini në frigorifer pa i pirë – dhe kanë tendencë të shkojnë deri në 0.04 dhe 0.5 për qind.
Fëmijët mund të ndikohen nga nivele të tilla alkooli.
Jogurti
Ushqimet e fermentuara kanë gjasa të përmbajnë alkool. Ushqimet e zakonshme të mëngjesit, si jogurti, përmbajnë alkool.
Uthulla
Uthulla shpesh kalon nëpër procesin e fermentimit të alkoolit për ta nxjerrë si produkt final, kështu që përmban edhe nivele alkooli.
Pijet freskuese
Disa pije të gazuara përmbajnë alkool, për shkak të nivelit të lartë të sheqerit në to. Ajo mund të arrijë në 0.5 për qind alkool.
Përqindje alkooli përmbajnë edhe erëzat, salca, aditivët, etj.