Ndërkohë që dikush mund të vuajë nga dhimbja e eshtrave apo thyerja e tyre, ka disa mënyra për t’u përkujdesur që këto gjëra të mos ndodhin.
Mënyra e të ushqyerit luan rol të rëndësishëm për eshtrat, ashtu sikur për çdo pjesë tjetër e trupit.

Dietologia nga Universiteti i Ohios, Antoinette Hardie, ka thënë se bulmeti është shumë i mirë kur bëhet fjalë për eshtrat.
“Ushqimet që përmbajnë kalcium janë më të mirat për eshtrat”, thotë Hardie për Fox News.
Përveç kalciumit bulmeti përmban edhe vitaminën K2 e cila është po ashtu esenciale për eshtrat pasi mundëson që kalciumi të depërtojë thellë në to.

Ushqimi i radhës janë dredhëzat dhe frutat e tjera që përmbajnë vitaminë C, pasi ajo e ndihmon trupin që të përthithë më mirë kalciumin.
Vitamina C është esenciale për prodhimin e kolagjenit, i cili është i rëndësishëm për dendësinë e shëndetin e eshtrave pasi parandalon thyerjen e tyre.

Ushqimi i tretë me radhë janë arroret, pasi ato janë burim i kalciumit që nuk vjen nga produktet e kafshëve.
Përveç kalciumit, arroret përmbajnë magnez, mineralin që rregullon nivelin e kalciumit në eshtra.
“Magnezi është i nevojshëm për aktivizimin e vitaminës D dhe K2, të cilët janë përgjegjëse për fortësinë e eshtrave”, ka thënë dietologia.

Brokoli, mund të mos u pëlqejë shumë njerëzve, por është i mbushur me vlera ushqyese që i mbajnë eshtrat të shëndetshme.
Kjo perime e gjelbër, përmban kalcium, vitaminë C dhe K, të cilat janë nevojshme për riparimin eshtrave.