Ushqimet e pasura në kalcium dhe vitaminë D janë shumë të mira për densitetin e kockave. Këto të dyja janë thelbësore kur bëhet fjalë për kockat, por gjithashtu shumë luajnë një rol shumë të rëndësishëm edhe vitamina C, kaliumi dhe magnezi. Kjo është arsyeja pse një dietë që parandalon konsumimin e kockave duhet të jetë e balancuar në fruta dhe perime të freskëta si dhe proteina që vijnë nga mishi i bardhë.
Disa ushqime janë më të mira se disa të tjera në këtë drejtim, prandaj do t’ju prezantojmë me 7 super ushqime për të parandaluar dhe menaxhuar osteoporozën. Është mirë që këtë sëmundje ta merrni seriozisht pasi simptomat e saj nuk janë të dhimbshme dhe si rezultat rritet risku për thyerje kockash, çka duhet një kohë e gjatë për t’u rikuperuar dhe lënë pas një sërë infeksionesh sistemime.
Perimet me gjethe jeshile
Shumica mendojnë se bulmeti është i vetmi burim kalciumi që kemi në dispozicion, por në të vërtetë kalciumi mund të gjendet tek shumë lloje perimesh. Perimet me gjethe jeshile të errët si, lakra, lakra kineze, spinaqi, pazia etj, janë shumë të pasura në kalcium. Ato gjithashtu përmbajnë sasi të mira të vitaminës K e cila redukton riskun e osteoporozës.
Patatet
Përveç kalciumit dhe vitaminës D, shumë kritike për shëndetin e kockave janë edhe magnezi e kaliumi. Dhe çfarë është më e rëndësishme, këta përbërës me vlerë veprojnë së bashku për të mbrojtur kockat. Mungesa e magnezit për shembull, mund të prishë balancën e vitaminës D. Kaliumi nga ana tjetër, mund të neutralizojë acidet në trup duke lejuar kalciumin të shkojë në kocka. Por patatet e ëmbla dhe patatet e bardha janë burime të pasura të magnezit dhe kaliumit. Vetëm sigurohuni t’i piqni ose t’i zieni dhe jo t’i skuqni në vaj, në mënyrë që të ruani vlerat shëndetësore.
Agrumet
Të gjithë e dimë që agrumet janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C. Megjithatë mund të mos e dini që vitamina C luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e konsumimit të kockave. Kjo është arsyeja pse vitamina C është e nevojshme për zhvillimin e kolagjenit, pjesa fibroze e kockave dhe kërceve. Megjithatë, studimet kanë treguar se suplementet e vitaminës C janë më efektive tek meshkujt. Por kjo nuk do të thotë të mos hani agrume vetëm sepse jeni femër, pasi vitamina C luan rol thelbësor në shumë gjëra të tjera.
Peshku
Shumë lloje të peshqve të yndyrshëm ofrojnë sasi të larta të vitaminës D e cila ndihmon trupin të përdorë kalciumin. Acidet yndyrore omega-3 ndihmojnë gjithashtu për mirëqenien e kyçeve dhe shëndetit kardiovaskular. Salmoni për shembull është një burim i mirë i kalciumit. Por edhe sardelet e toni nuk mbeten pas, prandaj zgjidhni një dietë sa më të pasur me peshk.
Bajamet
Jo vetëm që janë të pasura me kalcium dhe kalium, por janë gjithashtu shumë të volitshme për t’u integruar në dietën tuaj. Ato mund të konsumohen si vakt i ndërmjetëm, mund t’ju shtohen sallatave, ose mund të konsumohen në formën e gjalpit të bajameve për të lyer bukën.
Melasa
Zëvendësimi i sheqerit të bardhë të rafinuar me ëmbëlsues natyral duhet bërë sa më shpesh të jetë e mundur tek pacientët me osteoporozë pasi dihet tashmë që sheqeri dobëson kockat. Melasa nga ana tjetër është një ëmbëlsues natyral që përmban kalcium.
Ushqime të ‘fortifikuara’ në kalcium
Llojet bimore të qumështit, lëngu i portokallit, drithërat dhe disa lloje bukësh janë shumë të pasura me kalcium dhe vitaminë D. Kështu që edhe nëse nuk e hani bulmetin ose jeni veganë, keni mundësi të merrni vitaminat e duhura për të ruajtur densitetin e kockave. Këto ushqime duhet t’i merrni sidomos në dimër kur nuk dilni shpesh jashtë dhe nuk merrni mjaftueshëm vitaminë D.
Humbja e masës dhe densitetit kockor i bën kockat shumë të predispozuara ndaj thyerjes, por fatmirësisht me anë të një diete të mirë mund të mbrojmë kockat nga thyerja, por edhe t’i ‘riparojmë’ ato. /Neps.al/