Urdhri i Speciales: 11 dëshmitarë më pak kundër Thaçit

Të paktën tre prej dëshmitarëve fillestarë kanë vdekur.

Njëri është aq i sëmurë sa edhe vetë Prokuroria pret të mos jetojë aq sa të dëshmojë në gjykatë kundrejt Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit, raporton Klan Kosova.

Për këtë arsye, zyra e Kimberly West ka vendosur që 7 dëshmi t’ia dorëzojë gjykatës vetëm si të shkruara.

Më i madh është numri i atyre që ZPS ka vendosur t’i largojë përfundimisht.