Uran Ismaili me aktivitet 24 orësh, pa ndërprerje

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili sot e ka nisë realizimin e iniciative tjetër shumë unike. 
Ai ka njoftuar se ka filluar një aktivitet 24-orësh, pa ndërprerje të takimeve, vizitave dhe diskutimeve me njerëz e institucione që kryejnë shërbime 24/7, për nevojat e qytetarëve.


“Kjo është një sfidë personale, edhe për mua. Por unë jam i shtyrë nga bindja ime e fortë: puna e Kryetarit është 24/7. Për mua nuk ka mënyrë tjetër për ta bërë transformimin e madh të qytetit“, tha Ismaili. 


Ismaili ka thënë se qytetarët nuk meritojnë asgjë më pak se një kryetar komune i cili është 100 përqind i përkushtuar për të rregulluar problemet e tyre. 


Ismaili e ka nisë ditën me një Konferencë për media në orën 08:00, dhe gjatë 24 orëve në vazhdim do të zhvilloj një mori të takimeve të pandërprera dhe në fund do ta përmbyllë përsëri me një konferencë tjetër për media.