Edhe në ditët më të mira të saj, PDK-ja e ka pasur pikën e saj më të dobët kryeqytetin. Uran Ismaili nuk i fitoi zgjedhjet e as nuk shkoi në balotazh, por partinë e tij e ngriti aty ku s’kishte qenë kurrë, që nga ekzistenca e saj.
Me 21,64 për qind apo 18 mijë e 119 vota në zgjedhjet e 17 tetorit, Uran Ismaili ka arritur të mbledh më së shumti vota në historinë e PDK’së.
Uran Ismaili u vlerësua se arriti të tregoj një mënyrë të re të të bërit politikë, e dje ai tha se, “Një frymë e re doli në pah në Prishtinë”.
Fushata e Ismailit, që kishte nisur herët dhe aktivitetet e tij u komentuan vazhdimisht. Bashkëpunëtorë të tij dhe ata që e përkrahen, e konsideruan fushatën e tij frymë të re në vend.
PDK-ja e themeluar nga Hashim Thaçi me shokë nuk arrinte të depërtonte, as kur pushteti qendror fitohej pa diskutim nga kjo parti.
Ne vitin 2009, kandidati i PDK’së për kryetar të Prishtinës, Astrit Salihu kishte marre 8 mijë e 427 vota ose 12.2 për qind. Ne zgjedhjet e vitit 2013, kandidati i PDK’së për kryetar komune, Agim Çeku, kishte marre 9 mijë e 382 vota ose 10%. Në vitin 2017, me Lirak Çelajn PDK kishte marre 5.128 vota ose 5.8% ndërsa, në vitin 2007, kandidati i PDK’së, Fatmir Limaj kishte marrë 12 mijë e 361 vota ose 19.3 për qind.