Uran Ismaili e ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për të parin e kryeqytetit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Ismaili përmes një shkrimi në Facebook tha se për 20 vjet, partitë politike Prishtinën e bënë të pabanueshme nga brenda për të krijuar lagje të rjea jashtë qytetit.
“Çdo banor, çdo lagje, çdo fshat po vuan mungesën e kujdesit. Duke e njohur Prishtinën, ëndrrat dhe potencialin e saj për jetë, unë e di që ky qytet nuk do të lejojë të përbuzet më”, është shprehur Ismaili, transmeton Klankosova.tv.
Kandidati i PDK-së për kreun e Prishtinës tha se kanë humbur shumë kohë, por që sipas ti bashkë mund ta fitojnë betejën për një kryeqytet të cilin të gjithë e duan dhe e meritojnë.
Kujtojmë se deri më sot përveç Uran Ismailit është zyrtarizuar kandidatura e Përparim Ramës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe e Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për të parin e kryeqytetit, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje, akoma nuk e ka bërë të ditur emrin e kandidatit për të parin e Prishtinës.