Ish-ministri i shëndetësisë nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili, ka thënë se ka thënë se dy ministrat e fundit, Arben Vitia dhe Armend Zemaj, i ikën debatit për shëndetësinë me të.
Sipas Ismailit, gjatë pandemisë kanë ndodhur shumë parregullsi dhe keqmenaxhime, dhe, për këtë, është dashur të jenë prezentë dy ministrat e fundit që të ballafaqojnë faktet.
Debati për shëndetësi është duke u mbajtur aktualisht në emisionin kallxopërnime, ku ish ministri Ismaili ka përmendur edhe shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ për rregullimin e cmimit të barnave nga Armend Zemaj, ku në mungesë të tij qytetarët kanë blerë barna shumëfish më shtrenjtë.
Më tej, Ismaili ka shtuar se Kosova është shteti i vetëm në Evropë që e ka nisur dhe po e përfundon pandeminë me kapacitete të njëjta, pa asnjë investime nga dy ministrat e fundit.