UNDP-ja donacion IKSHPK-së 41 mijë komplete testimi për koronavirus

UNDP-ja ia ka dorëzuar Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike (IKSHPK) 41 mijë komplete testime për COVID-19.

Blera e këtyre është financuar nga Qeveria e Dukatës së Madhe të Luksemburgut dhe Qeveria e Austrisë.

“Kompletet e testimit janë blerë me 500,000 EUR, nga marrëveshja me qeverinë e Dukatës së Madhe të Luksemburgut përmes Lux Development SA në vlerë të përgjithshme prej 1 milion EUR, gjysma e së cilës do të përdoret për ofrimin e ndihmës humanitare për 2000 familje, dhe marrëveshja me qeverinë austriake përmes Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim në vlerë të përgjithshme prej 250,000 EUR”, është njoftuar nga UNDP.

Në ceremoninë ishin Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, drejtori i përgjithshëm I SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, Valbona Bogujevci, asistente e Përfaqësueses së Përhershme në UNDP, ambasadori I Austrisë në Kosovë, Sh.T. Christoph Ëeidinger, udhëheqësi i Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim zyra në Kosovë, Gunther Zimmer, drejtori I IKSHPK-së, Naser Ramadani.

“Pjesëmarrja ime këtu sot për të pranuar këtë donacion të fundit në emër të institucioneve dhe popullit të Kosovës, më bën shumë krenar që mund t’u them faleminderit miqve tanë ndërkombëtarë që janë duke na mbështetur në vazhdimësi për të kapërcyer këtë sfidë globale. Ne jemi duke punuar pandërprerë për të zvogëluar dhe parandaluar përhapjen e mëtejshme të pandemisë dhe ngadalë por sigurtë, kemi rezultatet e para. Numri i madh i testeve që po marrim sot do të thotë shumë për mbrojtjen e shëndetit publik. Unë dua t’i falënderoj qeveritë e Luksemburgut dhe Austrisë për financim dhe UNDP-në për blerjen e këtij kontigjenti të kompleteve për testim”, ka thënë Zemaj.