Ulet çmimi i naftës dhe benzinës në Kosovë

Çmimi i naftës për litër të premtën e 16 shtatorit do të jetë një euro e 67 centë.

Kështu bëhet e ditur në publikimin e përditshëm të çmimeve tavan për derivate të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).

Çmimi maksimal i lejuar për një litër naftë është vetëm një cent më lirë sesa ditën e djeshme.

Çmimi tavan i benzinës është një euro e 34 centë për litër.

Ndërsa, çmimi maksimal për gaz është 0.76 euro.

Këto çmime vlejnë 24 orë nga koha e publikimit.