Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka thënë se kanë marrë vendim që të përcaktojnë çmimoren për transportin ndërurban me autobus për fëmijët, studentët, invalidët e luftës dhe pensionistët.
Durmishi ka pohuar se për kategoritë e lartpërmendura do të përgjysmohet çmimi i biletës akutale, sipas tij kjo çmimore hyn në fuqi menjëherë dhe mbetët e tillë deri në normalizimin e çmimeve të derivateve të naftës, transmeton Telegrafi.
“Duke pasur parasysh lëvizjet e çmimeve këtyre ditëve dhe në përputhje me kompetencat tona, kemi marrë vendim që të ndikojmë direkt në uljen e këtyre çmimeve për kategoritët që prek më shumë kjo gjendje, duke përcaktuar kështu çmimoren për transportin ndërurban me autobus për fëmijët, studentët, invdalidët e luftës, invalidët e punës dhe pensionistët. Për kategoritë e lartpërmendura, me këtë vendim përgjysmohet çmimi i biletës aktuale”, ka shkruar ai në Facebook.