Nëntë korridore humanitare – përfshirë një në qytetin e granatuar rëndë – Mariupol, mund të hapet sërish sot, ka njoftuar zëvendëskryeministri i Ukrainës.
Korridoret janë përdorur për evakuimin e civilëve nga qytetet që janë cak i sulmeve ajrore nga forcat ruse, transmeton Telegrafi.
Mijëra qytetarë janë dërguar në lokacione më të sigurta ditëve të fundmit, pavarësisht që korridoret humanitare kanë qenë cak i sulmeve ruse.
Situata është rënduar shumë në veçanti në Mariupol, ku zyrtarët lokalë thonë se sulmet me raketa ka mbytur më shumë se 2,300 civilë.
Qyteti port në jug të vendit është i rrethuar që nga fillimi i pushtimit rus dhe shumë prej banorëve të atjeshëm po kanë problem në sigurimin e ushqimit, ujit të pijshëm dhe kanë mungesë të madhe të energjisë elektrike.