Ushtria ukrainase doli me një raport në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe konstatim i tij është se ofensiva ruse është ngadalësuar ndjeshëm.
“Armiku po vazhdon operacionin sulmues, por ritmi i avancimit të trupave ruse është ngadalësuar ndjeshëm”, thuhet në raportin e së martës, dtës së 13-të të luftës së nisur nga Rusia.
Sipas njoftimit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, trupat ukrainase po konsolidohen dhe do të vazhdojnë të mbrohen në jug, lindje dhe veri të vendit.
Kryeqyteti Kiev, si dhe qyteti i Chernihiv në veri, janë ende nën kontrollin e Ukrainës, me gjithë sulmet e mëdha ruse.
“Okupatorët janë të demoralizuar dhe po bëjnë gjithnjë e më shumë plaçkitje, duke shkelur të drejtën ndërkombëtare humanitare për konfliktet ushtarake”, thuhet në raport.
Ushtria ukrainase pretendon se Rusia tani po përqendrohet në luftën psikologjike, duke thënë se ka krijuar grupe për të “kryer punë propagandistike” në territoret e pushtuara për të ndikuar në popullsinë lokale.
Për shkak të luftës, afër dy milionë njerëz u larguan nga Ukraina në vendet e Bashkimit Evropian.