Ashtu siç ishte paralajmëruar, ndeshjet çerekfinale dhe gjysmëfinale do të zhvillohen me nga një ndeshje.
Sa i përket ndeshjeve të mbetura nga raundi 1/16, ato do të zhvillohen në shtëpitë e ekipeve vendase, por mund të ndryshohen nga UEFA, nëse ka rrezik.
Katër ndeshjet e mbetura janë: Barcelona – Napoli (1-1), Bayern Munich – Chelsea (3-0), Juventus – Lyon (0-1), Manchester City – Real Madrid (2-1).
Ku do të zhvillohen ndeshjet?
Nga çerekfinalja, të gjitha ndeshjet zhvillohen në dy stadiume në Lisbonë, Portugali: Estádio do Sport Lisboa e Benfica dhe Estádio José Alvalade.
Finalja do të zhvillohet në Estádio do Sport Lisboa e Benfica.
A mund të regjistrojnë klubet lojtarë të rinj?
Po, skuadrat mund të regjistrojnë maksimum tre lojtarëve të rinj në ‘Listën A’, por me disa paralajmërime:
Skuadra duhet të ketë në listën A, 25 lojtarë (lojtarët mund të largohen për të bërë vend një të riu);
Lojtarët duhet të jenë regjistruar tashmë për klubin në nivelin vendi që nga 3 shkurti.
A do të ketë më shumë zëvendësime?
Ekipet do të jenë në gjendje të bëjnë pesë zëvendësime, por në tri periudha të ndryshime gjatë ndeshje. Në këto tre raste nuk përfshihet pushimi mes pjesëve.
Një zëvendësim ekipet do ta kenë në kohën shtesë.
Trajnerët do të mund të zgjedhin 23 lojtarë për një ndeshje, më shumë se sa ishte më herët, kur ishin 18.
Kur zhvillohen ndeshjet?
Ndeshjet e mbetura të Raundi të 16: më 7/8 gusht
Çerekfinalet: me 12-13-14 dhe 15 gusht
Gjysmëfinalet: më 18 dhe 19 gusht
Finalja më 23 gusht
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 21:00