Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA, ka miratuar ndryshimet në formatin e Ligës së Kampionëve që do të hyjnë në fuqi nga viti 2024. Kjo lëvizje vjen si kundërpërgjigje ndaj klubeve që kanë vendosur për krijimin e Superligës Evropiane e që ishin kundër këtij ndryshimi të propozuar nga UEFA.
Nga viti 2024, në Ligën e Kampionëve do të marrin pjesë 36 skuadra nga 32 sa ishin. Ndeshjet nuk do të zhvillohet në fazën e grupeve, por si një kampionat.
Tetë vendet e para kalojnë në fazën e eliminimit direkt, ndërsa çdo klubi do t’o garantohen nga 10 ndeshje.
Do të ketë edhe vende të reja për klubet elitare që dështojnë të kualifikohet, ndërsa ekipet që janë poshtë tetë vendeve të para do ta kenë një mundësi përmes plejofit që të sigurojnë kualifikimin në rundin e 16 më të mirave.