Udhëzues i mirësjelljes në Ramazan për ata që s’agjërojnë


Në botë janë 7.6 miliardë njerëz. 24 për qind e tyre – 1.8 miliardë – kanë nisur agjërimin. Çdo ditë, për një muaj rresht, agjërojnë nga lindja e diellit deri në perëndim.

Është Ramazani, muaji i shenjtë i kalendarit mysliman.

Por çka nëse nuk jeni mysliman apo jeni dhe s’agjëroni – por keni konsideratë për agjëruesit. A ka diçka që duhet të bëhet që të mos dukeni sikur jeni pa ndjenja përballë atyre që agjërojnë.

Përgjigja definitive: JO.

Megjithatë, mund të mësoni diçka pozitive nga këto 10 këshilla të rekomanduara prej CNN-it:

Lejohet të hani para atyre që agjërojnë

Për 30 ditë të Ramazanit, myslimanët agjërojnë gjatë orëve të ditës. Por kjo s’nënkupton se ju duhet të ndërroni qasjen dhe sjelljet.

Por përpiquni të mos planifikoni drekë pune

Nëse ju duhet të pini kafe, bëjeni, por mos u ndjeni keq nëse kolegët ju ulen afër dhe nuk porosisin. Nëse kolegu juaj që po agjëron refuzon të vijë, kuptojeni.

Nuk i lëndoni agjëruesit nëse s’agjëroni

Jomyslimanët mund të agjërojnë bashkë me miqtë e tyre për shkak të lidhjeve emocionale – por edhe nëse s’e bëjnë këtë nuk ua lëndojnë zemrat.

Agjëruesit mirëpresin të tjerët për iftar

Iftari është darka që e hanë myslimanët që kanë agjëruar gjatë ditës. Është darkë që preferohet të hahet bashkë me të tjerë.

Nuk ka nevojë të dini se kur nis

Ramazani s’është sikur festat tjera kur të gjithë e dinë kur nis. Për shkak të kalendarit mysliman ai çdo vit ndryshon data.

…Por përpiquni të jeni fleksibil

Përpiquni të mirëkuptoni kolegët që thonë se nga nesër do t’u duhet të lëshojnë më herët punën dhe kërkojnë leje. Provoni t’u përshtateni.

Mund të dilni në kafene me agjëruesit

Jo agjëruesit nuk pinë asgjë gjatë ditës, por kjo s’ua pamundëson atyre të marrin pauzë e të ulen në kafene me ata që nuk agjërojnë.

Mos thoni “edhe unë duhet të agjëroj që të humb peshë”

Ramazani nuk e ka këtë qëllim. Pos kësaj, një nga efektet anësore të Ramazanit është obeziteti për shkak të tejngrënies në iftar apo në orët kur lejohet ngrënia.