Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, është parë në një gjendje jo të mirë shëndetësore në seancën e sotme.
Kështu ka bërë të ditur avokatja e tij, Alexewandri Alagendra.
Lajmi.net ka kontaktuar vajzën e tij, Gresa Krasniqi për të marrë informata lidhur me gjendjen shëndetësore të tij.
Në një prononcim për lajmi.net, vajza e Jakup Krasniqit është shprehur se gjendja e tij shëndetësore është e mirë por vetëm ai po përballet më nje grip të lehtë.
“Kam biseduar me Avokatin, nuk është diçka shqetësuese, grip i zakonshëm” ka thënë Gresa Krasniqi.
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka filluar këtë muaj. Ata para trupit gjykues janë deklaruar plotësisht të pafajshëm.