Kampionati Evropian ‘Euro 2020’ është futur në fazën më interesante, pasi kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e grupeve.
Kësisoj tanimë janë caktuar edhe 16 Kombëtaret më të mira në Evropë, derisa është mësuar edhe ndeshja që ka pasur më së shumti shikues.
Ndeshja e mbrëmshme, mes Portugalisë dhe Francës ka qenë më e shikuara në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian, ‘Euro 2020’.
Prestigjiozja franceze L’Equipe raporton se përballja mes dy Kombëtareve të fuqishme evropiane që përfundoi pa fitues 2-2 ishte më e shikuara në këtë evropian.
Plot 15,6 milionë shikues e kanë shikuar këtë takim nga ekranet televizive.
Vlen të përmendet se këtë sfidë të zhvilluar në ‘Puskas Arena’ e përcollën rreth 60 mijë tifozë nga shkallët e stadiumi.