Në Tiranë në pranin e kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolal, përfaqësuesve të përfaqësive diplomatike në Shqipëri dhe gazetarëve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, sot u ndan çmimet “Vangjush Gambeta”.
Nikolla vlerësoi lartë kontributin e gazetarëve, posaçërisht atyre të ekonomisë në informimin e opinionit me zhvillimet ekonomike dhe politike në vend dhe nënvizoi faktin se Unioni i Gazetarëve Shqiptar ka arritur që të bashkoj në këtë ceremoni gazetar[t nga të gjitha trevat shqiptare.
Duke iu drejtuar të pranishmëve në emër të Japan tobacco International i cili që 13 vjet përkrah ndarjen e çmimit Vangjel Gambeta, Darija Dretar, theksoi se janë krenar për rolin e rëndësishëm që kanë për komunitetin në Shqipëri dhe në Kosovë.
Duke vlerësua se pandemia e COVID-19 vazhdon të jetë prioriteti i parë dhe faktor përcaktues në jetët tona, ajo theksoi se përshëndesin përpjekjet e autoriteteve në të dy vendet në luftën ndaj COVID dhe rimëkëmbjes së ekonomive, por se mbetet shumë për të bërë.
“ Kur bëhet fjalë për biznesin dhe ambientin ku operojmë, parashikushmëria është thelbësore. Kalendarët e akcizës janë mënyra më efektive për të kontrolluar tregun ilegal të duhanit si dhe për të luftuar informalitetin dhe stabilizuar shtetin ligjor, pasi që të ardhurat e buxhetit janë rritur ndërkohë që tregu legal është stabilizuar dhe në njëjtën kohë sigurohet që rritja e parashikuar dhe e përshkallëzuar e çmimeve nuk do të ndikoj në fuqinë blerëse të konsumatorit”, tha ajo.
Zonja Dretar theksoi se mirëpresin përqasjen e moderuar e të arsyeshme dhe besojnë që është me të vërtetë rruga më e mirë për të siguruar stabilizimin e tregut të duhanit dhe të hyrat në buxhetin e shtetit.
Kryetari i UGSH-së, Aleksander Çipa theksoi rëndësinë e ndarjes së çmimeve për raportimin nga lëmi i ekonomisë dhe vlerësoi se fituesit e sivjetmë kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në informimin e opinionit për problemet dhe sfidat me të cilat janë ballafaquar ekonomitë e tri vendeve të Ballkanin Perëndimor nga raportojnë gazetarët të cilët sot janë shpërblyer me çmimet Vangjush Gambeta
Juria e UGSH çmimet Vangjush Gambeta i ka ndarë Oliana Maloku për kronikën më të mirë ekonomike televizive 2021, Rita Behadini, për kronikën më të mirë në shtypin e shkruan në Maqedoninë Veriore, Elvin Luku për shkrimin më të mirë shtypin e shkruar në Shqipëri dhe Albert Spahiu, për shkrimin më të mirë shtypin e shkruar në Kosovë.
Çmimi “Raportimi më i mirë i vitit” i është ndarë Klodian Tomorri.
Çmimin “Reporteri i vitit” i është ndarë Jerola Zijai , ndërsa çmimi “Ismet Bellova “ për gazetarinë sportive i është ndarë Konstandin Grillo, port motrum
Çmimin Karriera kanë marrë Ilva Tare dhe Seladin Xhezairi .
Ndarjes së çmimeve i ka paraprirë forumi “Pandemia dhe efektet mbi ekonominë”