Ata u përpoqën t’i shpëtonin persekutimit të qeverisë Erdogan dhe gjetën vdekjen tragjike në ujërat e akullta të Egjeut. Mbytja tragjike e çiftit turk ka shokuar opinionin.
Vdekja e prokurorit 36-vjeçar Ibrahim Gunduz dhe bashkëshortes së tij Nurdan Gunduz , të cilët u martuan korrikun e kaluar, ka sjellë sërish në qendër të vëmendjes në Turqi persekutimin e qindra qytetarëve nga qeveria Erdogan. Një akuzë unike është cilësimi i tyre si mbështetës të Fethullah Gulen,për të cilin Ankaraja pretendon se fshihet pas grushtit të dështuar të 2016-ës. Megjithatë sipas mediave ndërkombëtare, ky i ashtuquajtur grusht shteti u përdor si justifikim për të riformatizuar Turqinë dhe për të çimentuar pushtetin absolut të Erdoganit.
Çifti i ri u pushua nga posti publik, me të njëjtën akuzë, dhe u burgos për 15 muaj në burgun Osmaniye në Turqinë jugore. Ata u liruan me kusht në pritje të udhëtimit jashtë vendit dhe paraqitjeve të rregullta në gjykatë në pritje të apelit. Për të mos u kthyer më në burg, ata u martuan dhe vendosën të iknin në Greqi dhe të kërkonin azil politik. Por nuk arritën kurrë…
Në orët e para të së enjtes, të 2 dhjetorit, skafi në të cilin ndodheshin është përmbysur për shkak të dallgëve të larta dhe keqpërdorimit të pilotit. Në bord ndodheshin pesë pasagjerëve, katër burra dhe një grua. Rojet bregdetare ndërhyrë menjëherë, megjithatë Ibrahim dhe Nurdan Gunduz nuk mundën të mbijetonin, ndërsa trafikanti dhe një tjetër shtetas turk po persekutohen në Turqi, pasi kërkuan të iknin në Greqi. Dy të rinjtë kanë luftuar krah për krah me ujërat e akullta, por nuk ia kanë dalë.
Lajmi për vdekjen e prokurorit dhe bashkëshortes së tij nuk shqetësoi mediat proqeveritare në Turqi. Megjithatë fotoja e fundit e çiftit tragjik, e marrë më 10.11.2021 pak para se të merrnin vendimin për të ikur në Greqi dhe e ngarkuar në profilin e tij personal nga Ibrahimi, u bë virale në rrjetet sociale dhe simbol i një Turqie që “vret” fëmijët e vet padrejtësisht dhe dhunshëm.
Fotoja tregon çiftin të ulur të përqafuar në një stol dhe duke vështruar kullën e Leanderit në Bosfor, ndoshta duke planifikuar një të ardhme më të mirë në jetën e tyre.
Komentet, jo të shumta, por kritike, për Turqinë e Erdoganit, e cila kërkon armiq kudo, përndjek dhe çon në vdekjen e qytetarëve turq, me dyshimin se ata ishin thjesht ndjekës të Gylenit.
Revista satirike LeMan, kritike për Erdoganin dhe AKP-në në pushtet, i kushtoi faqen e fundit çiftit të ri që humbi jetën teksa kalonte Egjeun për të kërkuar azil politik në Greqi. Në foto e cila i referohet fotos së fundit të realizuar në Bosfor, në vendin e dy të rinjve janë dy trëndafila. Në mbishkrimin më poshtë thuhet:“Prokurori Ibrahim dhe gruaja e tij Nurdan, të cilët u dëbuan me dekret të qeverisë, humbën jetën kur varka e tyre u përmbys teksa po përpiqeshin të kalonin ishullin Kos në Greqi”.
/abcnews.al