Modeli shqiptar Rolando Lekaj, i cili është martuar prej dy vitesh me biznesmenen shumë të fuqishme miliardere nga Kina, me të cilën ka edhe një djalë, ka kthyer kokën tek vendi i tij që po kalon këtë periudhë mjaft të vështirë për shkak të Covid-19. Në një status në Facebook, Lekaj bën me dije se do të dërgojë 200 mijë maska drejt Shqipërisë, për të gjithë mjekët, të cilët i konsideron heronj.
“Kam nderin dhe kenaqesine te ndaje me ju miqe te dashur kete lajm te mire per Shqiperine tone te dashur. Une dhe Nusja ime kemi vendosur te ndihmojme Shqiperine ne keto dite te veshtira. Se shpejti do arrijne nga Kina 200.000 maska mbrojtese per HERONJTE TONE (DOKTORET) qe po luftojne me armikun e padukshem ne vijen e pare te Luftes. Per Shqiperine qe duam duhet qe gjithe bashke te bejme aq sa eshte e mundur. Te qendroni sa me shume ne shpi eshte nje ndihme shume e madhe ne keto dite”, shkruan Rolando Lekaj.
Lekaj është me origjinë nga qyteti i Lezhës. Ai u bë i njohur në rrjetet sociale pas martesës me biznesmenen e famshme kineze, ceremoni e cila u realizua para dy vitesh. Ai tërhoqi vëmendjen në Kanë, ku pagoi 1.6 milion euro për një fustan, para të cilat do të shkonin për bamirësi.