Policia e Kosovës ka bërë të ditur se po vazhdon t’i gjobisë të gjithë shoferët të cilët nuk respektojnë rregullat në trafik.
Në njoftim bëhet e ditur se ka gjobitur disa persona për shkak se iu ka skaduar afati i regjistrimit më tepër se 30 ditë.
“Kalimi i afatit të regjistrimit më tepër se 30 ditë! Njësia Mobile me Pajisje Inteligjente ka identifikuar shoferët duke drejtuar mjetet të pa regjistruara më tepër se 30 ditë, të njëjtit sipas ligjit të ri për rregullat e trafikut janë gjobitur me nga 200 euro si dhe mjetet u janë konfiskuar përkohësisht”, thuhet në njoftim.