Në varrezat e Pozharanit është bërë varrimi i Fetah Zukës, gruas së tij dhe djemve, të cilët u vranë më 30 dhjetor të vitit të kaluar.
Më 30 dhjetor ndodhi kjo vrasje e katërfishtë, ku kryefamiljari dyshohet se fillimisht ka vrarë tre anëtarët e familjes dhe më pas veten, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali raportoi se familja kishte ardhur nga Zvicra për pushim në Kosovë.
Gazeta Sinjali raportoi po ashtu se mërgimtari që dyshohet se vrau familjarët e tij e më pas veten është Fetah Zuka.
Ndërkaq familjarët që u vranë nga Fetahu dyshohet se janë gruaja e tij, Makfire Zuka, dhe dy djemtë e tij, Hamdi dhe Arbër Zuka.
Burime të Gazetës Sinjali nga vendi i ngjarjes bënë të ditur se çifti bashkëshortor ka vite që nuk qëndrojnë mirë me njëri-tjetrin.
Këto burime thonë se nga hetimet e para dyshohet se Fetahu ka vrarë fillimisht gruan, pastaj dy djemtë dhe më pas ka dalë në oborr dhe ka qëlluar veten në gojë.