Twitteri u ka thënë punonjësve se ndërtesat e zyrave të kompanisë do të mbyllen përkohësisht, vendim ky që ka hyrë në fuqi menjëherë.
Në një mesazh të parë nga BBC-ja, punëtorëve iu tha se zyrat do të rihapen të hënën më 21 nëntor.
Kompania nuk dhënë ndonjë arsye për lëvizjen.
Njoftimi vjen mes raporteve se një numër i madh i stafit po largohen pasi pronari i ri, multimiliarderi Elon Musk u bëri thirrje atyre që të regjistroheshin për punë me “orë të gjata dhe me intensitet të lartë” ose të largoheshin.
“Ju lutemi të vazhdoni të pajtoheni me politikën e kompanisë duke u përmbajtur nga diskutimi i informacionit konfidencial të kompanisë në mediat sociale, me shtypin ose gjetkë”, thuhej në njoftim.
Në një email drejtuar stafit, pronari i ri i firmës tha se punëtorët duhet të pajtohen me zotimin nëse duan të qëndrojnë, raportoi Washington Post.
Në fillim të këtij muaji kompania tha se po shkurtonte rreth 50 për qind të fuqisë së saj punëtore.
Njoftimi i fundit i Twitterit se ka mbyllur përkohësisht zyrat e tij erdhi mes shenjave se një numër i madh punonjësish kanë dhënë tani dorëheqjen pasi nuk i kanë pranuar kushtet e reja të Muskut.
Punonjësit kanë postuar në Twitter duke përdorur hashtagun #LoveWhereYouWorked dhe një emoji përshëndetëse për të treguar se po largoheshin nga firma.