Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 61.028 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 2.895 pacientë simptomatikë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka shkuar në mbi 4.38 milionë.
Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se numri i vdekjeve nga koronavirusi po ashtu është rritur në 36.613, me 346 viktima të regjistruara brenda ditës së fundit. Institucionet shëndetësore njoftojnë se 55.592 pacientë të tjerë fituan betejën kundër pandemisë COVID-19, duke e çuar në pothuajse 3.8 milionë numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar paraprakisht të testuar pozitiv ndaj koronavirusit.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore turke kanë kryer mbi 44.4 milionë teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 322.128 teste të kryera gjatë ditës së fundit. Shifrat e fundit tregojnë se 3.375 pacientë te prekur nga COVID-19 aktualisht janë në gjendje kritike.
Më 14 janar, Turqia filloi një fushatë masive të vaksinimit kundër koronavirusit, duke filluar me punonjësit e kujdesit shëndetësor së bashku me zyrtarë të lartë për të inkurajuar besimin e publikut në vaksinat. Sipas shifrave zyrtare, Turqia deri më tani ka administruar mbi 20 milionë doza të vaksinës COVID-19, përfshirë rreth 7.9 persona që kanë marrë të dy dozat e vaksinës.
Për t’u përballur me rastet dhe viktimat në rritje, me rastin e muajit të Ramazanit nga e mërkura e kaluar autoritetet kanë vendosur masa të veçanta për të frenuar përhapjen e virusit, përfshirë një shtetrrethim nga ora 7 e pasdites deri në orën 5 të mëngjesit, si dhe mbylljen e kafeneve dhe restoranteve që do të mund të ofrojnë vetëm shërbime të “shpërndarjes” ose “merr me vete”.