Pas takimit me zyrtarë të BQK-së dhe Trustit, Kryeministri i vendit Avdullah Hoti, është deklaruar në një konferencë për media, ku tha se të premten do të hapet zyrtarisht sistemi për aplikim për mjetet nga Trusti.
Faqja e Trustit në Facebook ka shpërndarë një video ku tregon hap pas hapi, se si mund të bëhet aplikimi online për tërheqjen e këtyre mjeteve.
Sipas Trustit, aplikimi fillon të premten .
“Pranimi i aplikacioneve për tërheqjen e 10% të kursimeve pensionale do të fillojë më 11.12.2020 në orën 15:00 (CET). Aplikimi mund të bëhet vetëm online përmes këtij portali”.