Trusti përditëson sistemin për tërheqjen e 10%

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës kërkon nga qytetarët që t’i njoftojnë nëse kanë probleme për aplikimin e tërheqjes së 10 përqindshit nga Trusti.

Në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook të FKPK-së thuhet se sot kanë përfunduar edhe përditësimin e sistemit për aplikim.

“Kontribuues të nderuar, sapo përfunduam përditësimin e të dhënave me informacione që i kemi marrë nga bankat dhe ju lutemi të provoni aplikimin”.

“Nëse keni përsëri vështirësi në aplikim, ju lutemi na njoftoni që të hulumtojmë problemet dhe gjejmë zgjidhjet”, shkruhet në njoftim.