Trupat e para të FSK-së udhëtojnë në mars drejt SHBA-së

Komandanti i FSK-së, Gjenerali  Rrahman Rama ka thënë se është një lajm i veçantë miratimi nga Kuvendi për dërgim të trupave ushtarake të Kosovës në mision përkrah ushtrisë amerikane.

Ai në RTK është shprehur se ky vendim ka rëndësi të veçantë jo vetëm për FSK-në, por për të gjithë Kosovën, duke e cilësuar si moment historik.

Rama ka treguar se trupat ushtarake të FSK-së kanë kryer parapërgatitjet për këto misione, derisa kontingjenti i parë nga Kosova për në SHBA pritet të udhëtojë në mars të 2021-ës.