Trump, zyrtarisht kandidat për zgjedhjet presidenciale

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zyrtarisht është emëruar si kandidat republikan në zgjedhjet presidenciale të nëntorit në të cilat ai do të garojë kundër demokratit Joe Biden, të hënën.

Trump mori shumicën e votave, në fillimin e një kongresi katërditor republikan në Charlotte, Karolina Veriore.

Trumpi përballet me sfidën pandemike në këto zgjedhje, sfidë kjo që ka lënë të vdekur rreth 177,000 njerëz në SHBA, ka stagnuar zhvillimin ekonomik dhe pothuajse të gjitha aspektet e jetës.

Trump do të mbajë fjalimin e pranimit të nominimit të tij të enjten, raporton AP.

Demokratët kanë nominuar Bidenin si kandidat të tyrin për president javën e kaluar.