Trump: Zelensky nuk e respektoi SHBA-në, mund të kthehet kur të jetë gati për paqe

Presidenti amerikan, Donald Trump ka ndarë një deklaratë pas takimit të tij me presidentin ukrainas, Voldymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë.

Në Truth Social, Trump shkroi se Zelensky nuk e respektoi SHBA-në, duke shtuar se ai mund të kthehet kur të jetë gati për paqe, transmeton Klankosova.tv

“Ne patëm një takim shumë domethënës në Shtëpinë e Bardhë sot. Presidenti Zelensky nuk është gati për paqe nëse përfshihet Amerika, sepse ai mendon se përfshirja jonë i jep atij një avantazh të madh në negociata. Nuk dua avantazhe, dua PAQE. Ai nuk i respektoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Zyrën e tyre të dashur Ovale. Ai mund të kthehet kur të jetë gati për paqe”, shkroi Trump.