Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë që qeveria e tij është duke u munduar të zbuloj nëse koronavirusi i ri doli nga një laborator në Wuhan të Kinës.
E sekretari i Shtetit, Mike Pompeo tha që Pekini duhet të tregoj krejt ato që dinë, shkruan gazeta inFokus.
Mirëpo, sipas inteligjencës amerikane ky virus më shumë gjasa ka të ketë ndodhur natyrshëm.
Fox News, kanë raportuar të mërkurën që virusi ka dalur nga laboratori në Wuhan jo si armë biologjike, por si pjesë e tentimeve të Kinës për të demonstruar aftësitë e tyre për të identifikuar dhe mundur virusët, e që këto aftësi janë të barabarta ose më të forta se të ShBA-ve.
Sipas këtij raporti, nga mungesa e sigurisë në laborator, dikush u infektua e i cili më pas doli në market dhe nga aty filloi shpërndarja.
E kur u pyet për këtë gjë, Trump tha që është në dijeni. “Ne jemi duke bërë hetime të thella për këtë situatë të tmerrshme që ka ndodhur”, ka thënë Trump.
Ndërsa, pati përgjigje interesante kur u pyet nëse ka diskutuar për këtë punë me Presidentin kinez, Xi Jinping.
“Nuk dua të diskutoj atë çka i kam thënë për laboratorit, thjesht nuk dua ta diskutoj, nuk është e përshtatshme të tregoj tash”, ka thënë Trump.