Presidenti SHBA-ve Donald Trump gjatë natës së djeshme ka vendosur gardhe barrikade përgjatë perimetrit te Shtëpisë së Bardhë për shkak të protestave mbarëkombëtare dhe tensioneve racore.
Mure të reja nga metali i zi u vendosën përgjatë perimetrit perëndimor dhe atij jugor të enjten mbrëma, kështu duke i dhënë presidentit një zonë të gjerë sigurie përreth Shtëpisë së Bardhë, shkruan the Independent.
Vendimi që të mbyllen edhe më shumë rrugë dhe parqe përreth kompleksit të Shtëpisë së Bardhë është zbatuar pavarësisht së demonstratat kundër racizmit të institucionalizuar kanë qenë paqësore që nga e hëna.
Gazetarët dhe banorët e Washnigton DC fotografuan murin gjersa po ngrihej, imazhe të cilat u shpërndanë dhe u dënuan nëpër internet.
“Shpresoj që Biden do të heqë atë mur të mallkuar rreth shtëpisë së popullit”, tha shkrimtari i njohur amerikan Stephen King të enjten mbrëma.
Majorja e rajonit Columbia të cilit i përket Washington DC Muriel Bowser ndërkohë shprehi brenga që administrata e Trumpit do t’i bën këto barriera të përhershme, që shkojnë përtej perimetrit të Shtëpisë së Bardhë, transmeton KOHA.
“Mbajeni në mend, ajo është shtëpia e popullit,” tha Bowser. “Është e tmerrshme që Shtëpia e Bardhë dhe banorët e saj duhet të rrethohen me mur”.
Të tjerët dënuan këtë gjest të Trumpit duke thënë se ai dëshironte të ndërtonte mur rreth kufijve të Amerikës, por në vend të kësaj ndërtoi mur rreth vetë Shtëpisë së Bardhë.
“Taksapaguesit amerikanë, e jo Meksika, do të paguajnë për këtë mur këtë herë”, tha senatori demokratik Patrick Leahy.