Tollovia në frigorifer dhe numri i madh i artikujve të ndryshëm dhe me aroma të ndryshme, aq më parë ushqimi i zier, i cili qëndron një kohë të gjatë, mund të prodhojnë kombinimin e aromave të cilat mund të jenë shumë të pakëndshme
Aromat e përziera nga frigoriferi mund të jenë deri në atë masë të pakëndshme, sa që ndonjëherë të mendoni që ndonjë artikull është prishur.
Ekziston zgjidhja e thjeshtë se si frigoriferi juaj, pa kurrfarë mundimi, gjithmonë të ketë aromë të mirë dhe të freskët.
Për këtë nuk do të keni nevojë për kurrfarë freskuesi të shtrenjtë, as për kurrfarë produkti artificial, transmeton Telegrafi.
E gjitha që është e nevojshme ta bëni – është që në tri apo katër enë të vogla apo filxhanë të vegjël të qitni nga disa lugë të vogla (5 – 6) kafe turke dhe t’i vendosni në kënde të ndryshme të frigoriferit.
Kafja do të ndihmojë që të tërheqë në vete aromat e pakëndshme dhe do ta bëjë frigoriferin tuaj që të ketë aromë, freski dhe pastërti.
Efekti i kafes është disa ditë (rreth një javë), pastaj duhet ta zëvendësoni me kafe të freskët, që aromat të mos fillojnë sërish të grumbullohen.