Tri vlera ushqyese që zvogëlojnë inflamacionin

Inflamacioni është përgjigjja natyrale e sistemit imunitar, por kur bëhet kronik, ai mund të shkaktojë sëmundje si ato të zemrës, artrit si dhe çrregullime neurodegjenaritve. Por fatmirësisht disa vlera ushqyese si vitamina C, vitamina E dhe polifenolet, ofrojnë përfitime anti-inflamatore, ka shkruar the Times Of India.

Vitamina C

Sipas doktoreshës Upasana Arora nga spitali i Yoshodas, vitamina C është anitioksidant shumë i fuqishëm.

“Vitamina C është antioksidant i fuqishëm që neutralizon radikalet e lira, të cilat kontribuojnë në inflamacion si dhe stres oksidativ”, ka thënë ajo.

Doktoresha tutje ka thënë se kjo vitaminë luan rol të rëndësishëm për kolagjenin që prodhon trupi si dhe për funksionin e imunitetin, duke i ndihmuar të dyja që të riparojnë indet e dëmtuara.

Ushqimet e pasura me këtë vitaminë janë limoni, portokajtë, specat, dredhëzat dhe perimet me gjethe të gjelbra si spinaqi e brokoli.

Vitamina E

Kjo vitaminë, si vitamina C, mbron qelizat nga dëmtimet dhe ndihmon në rritjen e imunitetit. Studimet kanë treguar se marrja e sasisë adekuate të vitaminës E ndihmon në uljen e inflamacionit. 
Arroret, farat, spinaqi e avokadot janë burim i shkëlqyer i vitaminës E.

Polifenolet

Sipas doktorëve polifenolet janë komponime që gjendet në bimë e që kanë veti të forta antiiflamatore. 

Polifenolet gjenden në ushqime si frutat e malit, çokollata e zezë, çaji i gjelbër e vaji i ullirit.

Këto vlera ushqyese përveç që ndihmojnë kundër inflamacionit, mbështesin edhe shëndetin e zorrëve, i cili luan rol të rëndësishëm në rregullimin e imunitetit.

Përfshirja e këtyre vlerave ushqyese në dietë të balancuar mund të ndihmojë në zvogëlimin e gjasave që trupi të zhvillojë inflamacion kronik. Përveç kësaj vitaminat e polifenolet ndihmojnë shëndetin në përgjithësi.