Në Kosovë sot janë bërë tre vjet që kur janë shfaqur dy rastet e para pozitive me Covid-19.
Më 13 mars të vitit 2020 dy qytetarë, një burrë 77-vjeç nga komuna e Vitisë si dhe një shtetase italiane 20-vjeçare rezultuan pozitiv me Covid-19.
Këta dy persona ishin pacientët zero në Kosovë të cilët e shënuan fillimin e pandemisë globale e cila ishte shpallur vetëm dy ditë më herët nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Kjo pandemi në vendin tonë deri më sot ka prekur mbi 273 mijë njerëz ndërsa ka lënë të vdekur 3211 persona.
Vaksina kundër kësaj sëmundje të shkaktuar nga koronavirusi, u zbulua në dhjetor 2021 më pak se një vit nga shfaqja e kësaj pandemie. Deri më tani në Kosovë janë vaksinuar me dy doza mbi 46 për qind e popullsisë, ndërsa në total janë të vaksinuar 51 për qind e qytetarëve, shkruan Gazeta Shneta.
Covid-19 në botë ka infektuar 759,408,703 ndërsa të vdekur kanë mbetur 6,866,434.
Për parandalimin e kësaj sëmundje Kosova sikurse vendet tjera në botë kishte marr masa me qëllim që të evitohej transmetimi. Masat e fundit që Qeveria ka lënë në fuqi është hyrja në institucione publike dhe lokale të gastronomisë vetëm për personat e vaksinuar me dy doza.