Sot mbushen tri vite kur tashmë ish-legjislatura e gjashtë e Kuvendit të Kosovës, votoi pro qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj.
Qeveria Haradinaj mori 61 vota, ku nga të pranishmit nuk kishte asnjë votë kundër dhe vetëm një abstenim nga Zafir Berisha.
Në votim nuk morën pjesë deputetet e LDK-së, Alternativës dhe Vetëvendosjes, ata braktisën sallën.
Në fjalën e tij në fillim të seancës parlamentare, tashmë ish- kryeministri Haradinaj prezantoi prioritetet e kabinetit të tij: Forcimi i rendit dhe ligjit, anëtarësimi në NATO, integrimi, dialogu me Serbinë etj.
Ndryshe, ende pa mbushur dy vite punë në detyrën si kryeministër, Ramush Haradinaj u detyra të japë dorëheqje për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale në Hagë, pas së cilës u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.