Të enjten në Mitrovicë tre vetura janë përfshirë në një aksident trafiku.
“Ka ndodhur aksident trafiku ndërmjet tre veturave civile. Lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj kosovarë të cilët janë dërguar për tretman mjekësor dhe më pas janë liruar në shtëpi”, thuhet në njoftimin e policisë.
Nga ky aksident tre persona kanë mbetur të lënduar por pasi janë trajtuar nga mjekët, janë liruar për në shtëpi.
“Raportohet për dëme materiale të konsiderueshme të shkaktuara në tre veturat. Rasti nën hetime”.