Policia e Kosovës nëpëmjet raportit 24 orësh bën të ditur se që nga e hëna janë raportuar tri vdekje të dyshimta, dy raste në Prishtinë dhe një rast në Komoran, Drenas.
Që të tre viktimat janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, njofton Klan Kosova
“Rr. “Xhavit Ahmeti”, Prishtinë 09.11.2020 – 23:50. Raportohet se në banesën e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe trupin e pajetë e ka tërhequr njësia e mjekësisë ligjore”.
“Rr. “Skender Matallari”, Prishtinë 10.11.2020 – 18:00. Raportohet se në rrugë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”.
“Fshati Komoran, Gllogoc 10.11.2020 – 19:43. Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në objektin përcjellës të shtëpisë së viktimës, janë gjetur dhe janë konfiskuar armë zjarri AK-47, katër karikatorë me nga 30 fishekë, tre detonatorë elektrikë, shtatë granata dore, si dhe një sasi e municionit të ndryshëm. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.