Një nga gjërat që shumica e njerëzve harrojnë të përfshijnë në rutinën e tyre është kujdesi për lëkurën.
Nga dielli e vapa përvëluese kalojmë tek i ftohti, të gjitha këto ndryshime kanë ndikimin e tyre tek shëndeti i lëkurës.
Si çdo organ në trupin tuaj, edhe lëkura kërkon ushqyesit e nevojshëm që të kryejë siç duhet funksionin e saj.
Duke nisur nga aknet e deri tek problemet më serioze si ekzema apo psoriaza, e kanë fillimin tek kujdesi ndaj lëkurës.
Një nga ushqyesit më të mirë natyral për lëkurën gjendet në frigoriferin tuaj.
E bardha e vezës përmban rreth 4g proteina dhe plot vitamina dhe minerale si kalciumi, magnezi, dhe folate.
Të gjithë këto ushqyes pasurojnë me vlera çdo tip lëkure.
Nga trajtimi i rrudhave e deri tek poret e zmadhuara, e bardha e vezës është zgjidhja perfekte.
Për lëkurë të yndyrshme:
1 e bardhë veze
Gjysmë limoni i shtrydhur
1 lugë çaji me mjaltë
Përziejini të gjithë përbërësit në një tas dhe lyeni fytyrën tuaj. Lëreni maskën të thahet në lëkurë për 15-20 minuta dhe më pas laheni me ujë të vakët.
Lëngu i limonit do të balancojë prodhimin e yndyrës e ndërsa aftësitë antibakteriale të mjaltit qetësojnë aknet.
Trajtimi Pastrues
1 e bardhë veze
1 lugë gjelle me sheqer
2 lugë çaji me niseshte
Bashkojini përbërësit dhe lyeni fytyrën tuaj. Lëreni maskën për 15-20 minuta sa të thahet plotësisht.
Më pas hiqeni ngadalë me duar. Shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët. E bardha e vezës do të tërheqë lëkurën duke i dhënë asaj një pamje më të re.
Sheqeri, nga ana tjetër, do të pastrojë poret nga papastërtitë e mbledhura gjatë ditës. Pasi të hiqni maskën lyejeni fytyrën me aloe vera.
Trajtimi qetësues
1 e bardhë veze
1 lugë çaji me xhel aloe vera
1 lugë çaji me çaji kamomili
Bashkojini që të gjithë përbërësit dhe lyeni fytyrën me masën e formuar.
Lëreni të thahet plotësisht për 20 minuta e më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë.
Xheli i aloe verës dhe çaji i kamomilit do të qetësojë inflamacionet dhe skuqjen e lëkurës. /Agroweb/