Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), përmes një njoftimi të publikuar pas mesnate, ka bërë të ditur se në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR (testimi 2), janë testuar 138 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Sipas IKSHPK-së, nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, tre prej tyre kanë rezultuar pozitive.
Rastet pozitive janë raste kontakti, prej 93 të testuarve, tre prej të cilave janë pozitive në Mitrovicë të Veriut.
“Nga data 08.02.2020 deri më 04.04.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.743 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 135 raste”, thuhet në njoftim.