Kosova ka regjistruar tri raste të reja pozitive me COVID-19 të dielën.
Siç ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, rastet e reja të infektimit janë shënuar nga gjithsej 64 testime të kryera.
Në raportin e MSH-së bëhet e ditur se nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Edhe tre persona të infektuar deri tani, janë shëruar, duke bërë që numri i rasteve aktive të mos ketë lëvizje.