Komuna e Vushtrrisë, ka njoftuar se sot kanë ndaluar një tregtar në fshatin Pestovë, i cili në momentin e inspektimit po shiste 100kg miell 80 euro.
Komuna në një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ka bërë me dije se rritja e çmimeve në këtë periudhë pandemie globale për shkak të koronavirus është vepër penale e dënueshme me ligj.
Sipas komunës, ka furnizime mjaftueshëm dhe se nuk ka nevojë për panik.
“Rritja e çmimeve në këtë periudhë pandemie globale për shkak të Coronavirus është vepër penale e dënueshme me ligj. Tregtarët e pandërgjegjshëm po e prishin imazhin e shumicës së bizneseve që me nderë po e kryejnë punën e tyre në këtë situatë të jashtëzakonshme. Furnizime ka mjaftueshëm, nuk ka nevojë për panik por për kujdes nga të gjithë”, thuhet në njoftim e Komunës së Vushtrrisë.